Ka revoltë te Man. United. Ronaldo me shokë kundër Solskjaer

Nuk ka paqe te Man. United. Ndërsa bordi drejtues i Manchester United kishin në mendje që të mbanin Ole Gunnar Solskjaer deri në fund të sezonit, poshtërimi i dyfishtë i pësuar në Old Trafford ndaj Liverpoolit (0-5) dhe mbi të gjitha, ndaj rivalëve të City (0-2) e vë norvegjezin në një pozitë shumë të vështirë.

Sikur të mos mjaftonte kjo, sipas shtypit britanik, ai po përballet me një revoltë brenda dhomës së zhveshjes me disa yje, të cilët kanë hedhur dyshime mbi të dhe ndihmësit e tij.

Krahas kësaj, Cristiano Ronaldo është i zhgënjyer me ndryshimin e kursit të skuadrës në kohët e fundit, ndërsa Bruno Fernandes është në grupin e lojtarëve që mendojnë se nuk marrin udhëzime të mjaftueshme nga Ole dhe stafi i tij stërvitor.

Ndaj Liverpoolit ata dështuan në presion dhe, për të shmangur të njëjtin problem ndaj Cityt, United përdori një fazë mbrojtëse 3-4-1-2 që nuk funksionoi, përveçse nuk shkon një skemë e tillë me filozofinë e klubit.

Ekziston gjithashtu sipas Daily Mail një njëfarë favorizimi kur përgatitet formacioni titullar. Është i padiskutueshëm për shembull Harry Maguire, forma e të cilit ka patur ulje ngritje ndërsa futbollistët si vetë Donny van de Beel apo Lingard, të cilët kanë performuar shkëlqyeshëm kur kanë luajtur, janë injoruar nga trajneri.

Të gjitha këto zhvillime nuk e ndihmojnë aspak norvegjezin Solskjaer i cili nëse gabon dhe një ndeshje mund të jetë i larguar automatikisht nga drejtimi i Man. United./Ora News/.