Mirëserdhe president! Meta e nis ditën me pritjen madhështore të komunitetit arbëresh: “Faleminderit nga zemra!"
Presidenti Ilir Meta e nisi ditën me një video të pritjes së tij nga komuniteti arbëresh në Mezzojuso
"I nderuar nga pritja vëllazërore e Komunitetit të dashur Arbëresh në Mezzojuso, që prej shekujsh i ruan dhe kultivon kulturën, traditat dhe ritet e të parëve tanë.
Dikur edhe gjuha ishte e kultivuar siç na dëshmojnë veprat madhore të Nikollë Filjas, një nga autorët e letërsisë së vjetër arbëreshe" shkruan Presidenti.
Ndër të tjera kreu i shtetit nënvizon se "Nevojitet një përkushtim më i madh për të arritur regjistrimin e trashëgimisë arbëreshe në UNESCO, si dhe një promovim e vëmendje e jashtëzakonshme ndaj kësaj pasurie të çmuar, vlerë e përbashkët me Italinë mike.
Me shumë rëndësi binjakëzimi i bashkive arbëreshe me ato shqiptare, si dhe rritja e ndjeshme e shkëmbimeve në fushën kulturore dhe historike, për të forcuar më tej marrëdhëniet mes nesh shkruan kreu i shtetit në postimin në facebook.