Sekuestrohen 4 kg kanabis në Fier, në pranga 4 persona
Policia e Fierit ka sekuestruar 4 kg lëndë narkotike cannabis sativa dhe ka vënë në pranga 4 shtetas.
Në kuadër të operacionit policor të koduar "Seman", në Bypass-in e Fierit, u kapën në kushtet e flagrancës, me automjetet tip "Audi" dhe "Citroen", 4 shtetas të cilët posedonin lëndë narkotike cannabis sativa që e kishin bërë gati për shitje.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 kg lëndë narkotike cannabis sativa, 2 automjetet dhe 5 aparate celularë.
Të arrestuar për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" e kryer në bashkëpunim, janë shtetasit:
Gersi Zika, 34 vjeç, banues në Tiranë;
Arsen Meta(Bajramaj), 29 vjeç, banues në Ballsh;
Jozo Kozmaj, 25 vjeç, banues në Topojë, Fier;
Anxhelo Doçia, 23 vjeç, banues në Topojë, Fier.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.
