Yuri Kim pret në Tiranë anëtarët e kongresit amerikan: Do të takohen me liderët e Shqipërisë

Ambasadorja Yuri Kim ka pritur në ambasadën e SHBA-vë në Tiranë disa anëtarë të kongresit të SHBA-së ditën e sotme.

Ajo ka bërë me dije se ditën e nesërme pritet që disa prej liderëve të Shqipërisë të zhvillojnë takime me disa prej anëtarëve të kongresit të SHBA-së.

Me anë të një postimi në Twitter, diplomatja shkruan se ka mirëpritur në Tiranë Elissa Slotkin, David Valado dhe Jake LaTurner.

Yuri Kim: E lumtur të mirëpres në Tiranë kongresmenët amerikanë Elissa Slotkin, David Valado dhe Jake LaTurner për disa takime të rëndësishme me liderët e Shqipërisë. Më shumë detaje do ju jap nesër.