Gurma vesh “firmato”, harron “gabin”, kryebashkiaku i Sarandës i fshihet tregtarëve që po mbeten pa treg

Kryebashkiaku i Sarandës, Adrian Gurma po ecën në rrugën e zyrtarit arrogant ndaj njerëzve  që vetëm pak muaj më parë u kërkonte votën. Tregtarët e rrobave të përdorura në qytetin bregdetar, që po rrezikojnë të mbeten pa një vend për të nxjerrë bukën, e akuzojnë kryebashkiakun për mungesën e transparencës se cfarë do të ndodhë me ta tashmë që godinës ku qëndrojnë i ka dalë pronari.

Kjo godinë e vjetër shërben si treg i rrobave të përdorura në Sarandë.

Tregtarët u vendosën aty, 10 vite më parë me miratimin e Bashkisë, pasi vendi ku qëndronin u kthye në hapësirë sportive.

"Pa ujë, pa banjo. Një godinë e mbyllur që është tmerr ta shikosh."

Por sot ata thonë se rrezikojnë të mbeten në rrugë, sipas tyre objektit sipas tyre i ka dalë pronari.

"Kanë ardhur 2 policë dhe na kanë thënë që e ka marrë i zoti."

"Le ta marrë, ne të na çojnë diku tjetër që të punojmë."

Me një kërkesë zyrtare tregtarët i janë drejtuar Bashkisë së Sarandës, për të mësuar vërtetësinë e situatës.

Por kur afatet ligjore kanë kaluar, institucioni i drejtuar nga Adrian Gurma thonë se hesht, ndërsa kryebashkiaku u shmanget.

"Nuk na është kthyer përgjigje me gojë nga bashkia, e kemi bërë me shkresë zyrtare. Thjesht kanë ardhur 2 policë e na kanë thënë do rrini 5-6 mua, kaq."

Në këto kushte, dhjetëra tregtarë dhe qindra familjarë të tyre kanë mbetur të pasigurt.

Siç thonë, nëse i nxjerrin që aty dhe nuk u përcaktojnë një vend tjetër për treguar, rrezikojnë të mbeten pa bukë.

"Nëse pronari e ka marrë bashkia të na gjejë vend, të na strehojë që ne të shesim të ushqejmë kalamajtë tanë."

"Këtu do rrimë pa bukë, do dalim në rrugë të madhe tani."

Nëse kryebashkiaku Adrian Gurma do të vijojë të fshihet, dhe nuk do tu japë zgjidhje, tregtarët paralajmërojnë protesta kundër bashkisë Sarandë.