Detaje nga vrasja në Elbasan, lidhja e vëllait të vogël me vajzën e fisit Hida kundërshtohej

Personi që shihni në këtë foto është Florenc Kovaçi, 28-vjeçari që u vra me thikë mbremjen e së premtes në Elbasan.

Vëllai i tij 19-vjeçar, Mikel Kovaçi, që mbeti i plagosur, po  trajtohet në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku u soll për shkak të plagëve që kishte marrë.

Autori i vrasjes dhe plagosjes me thikë është Ardit Hida, 24 vjeç, i cili u arrestua rreth dy orë pas ngjarjes në tentativë për tu larguar nga Elbasani.

Në dëshminë e parë në polici ai pranoi autorësinë e krimit që ndodhi rreth orës 19:50 të së premtes në lagjen “Qemal Stafa”.

Burime sqaruan se 19-vjeçari Mikel Kovaçi ka qenë në një lidhje dashurie me një tyë afërme të 24-vjeçarit Hida.

Kjo lidhje e kundërshtuar ka qenë edhe shkaku i përplasjes së dy vëllezërve Kovaçi me disa të rinj të tjerë.

Nga fjalët debati përshkallëzoi në konflikt fizik, pas të cilit Ardit Hida ka sulmuar me thikë dy vëllezërit.

Detaje nga vrasja në Elbasan, lidhja e vëllait të vogël me
Në foto nga e majta: Ardit Hida, autori i dyshuar për krimin; viktima Florenc Kovaçi dhe vëllai i tij Mikeli që mbeti i plagosur

Florenc e Mikel Kovaçi morën disa goditje në trup, për pasojë të cilave 28-vjeçari ndërroi jetë, ndërsa vëllai më i vogël ende ndodhet në gjendje të rëndë.

Në orët në vijim, Ardit Hida pritet të merret sërish në pyetje, ndërsa do të përballet me drejtësinë me akuzën e vrasjes dhe plagosjes.

Konfliktet e të rinjve në vazhdimësi kanë prodhuar ngjarje të rënda në vend.