Trupi i Ruzhdi Hoxhës ishte mbuluar me zhavor e gurë. Arrestohet miku i tij, në kërkim për trafik droge

Policia e Tiranës ka arrestuar Fredi Rrushin si autor të dyshuar të vrasjes së biznesmenit Ruzhdi Hoxha trupi i të cilit u gjet sot paradite në zonën e Dajtit.

Trupi i pajetë i 43 vjeçarit, i zhdukur prej 20 tetorit 2021, ishte mbuluar me zhavor e gurë në Qafë-Mollë në një greminë.

Policia kishte gjurmuar lëvizjet e Fredi Rrushit, mikut të biznesmenit për të zbuluar mesditën e djeshme (5 nentor)  në zonën e Dajtit një xhup të gjakosur që i përkiste Ruzhdi Hoxhës. Më pas ka ndërmarrë operacion kërkimi masiv në të gjithë zonën e Dajtit."

"Si rezulat edhe i kontrollit me qentë e gjurmës u bë e mundur që në Qafë-Mollë , mbrapa Dajtit, në një greminë, u gjet i mbuluar me zhavor e gurë trupi i pajetë i shtetasit Ruzhdi Hoxha.Trupi i pajetë do transportohet në morgun e spitalit për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës" informoi sot policia e Tiranës

Policia thotë se autori i këtij krimi është miku i tij, Fredi Rrushi i cili ishte arrestuar më 26 tetor 2021, "si person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet ligjzbatuese italiane për veprën penale të trafikimit të narkotikëve, është autor i dyshuar i kësaj ngjarjeje"

Ruzhdi Hoxha ishte zhdukur nga banesa më 20 tetor, ndërsa djali i tij kishte bërë denoncimin më 24 tetor.

Çfarë dihet deri tani

Më 20 tetor 2021 rreth orës 23:00, Ruzhdi Hoxha largohet nga banesa e tij në Paskuqan. Sipas denoncimit të të birit, Saimir Hoxha prej asaj kohe nuk kanë pasur më kontakt me të.

Më 24 tetor 2021 djali Saimir Hoxha bën kallëzim në Komisariatin e Policisë Nr.5.

Më 25 tetor 2021 njoftimi i zhdukjes publikohet në web-in e Policisë së Shtetit, në përmbledhjen 72-orëshe.

Më 26 tetor 2021 Policia arreston Fredi Rrushin si person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet ligjzbatuese italiane për veprën penale të trafikimit të narkotikëve.

Më 5 Nëntor 2021- Lajmi i rrëmbimit të biznesmenit Ruzhdi Hoxha bëhet publik në media.

Më 5 Nëntor 2021 (mesditë) Si rezultat i kërkimeve, shërbimet e policisë bënë të mundur që në zonën e Dajtit të gjenin një xhup ku pas verifikimeve rezultoi se i përkiste shtetasit Ruzhdi Hoxha.

Më 6 Nëntor 2021 Nis operacion i gjerë kërkimi në zonën e Dajtit. Qentë e gjurmës gjejnë të mbuluar me zhavor e gurë trupin e pajetë të shtetasit Ruzhdi Hoxha. Ai u gjet në Qafë-Mollë, mbrapa Dajtit. Trupi i pajetë do transportohet në morgun e spitalit për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës.

Njoftimi i policise 

Tiranë

Në lidhje me zbardhjen e rrëmbimit të 43-vjeçarit Ruzhdi Hoxha dhe gjetjen e tij, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ngriti një grup të posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Si rezultat i kërkimeve dhe punës hetimore 10 ditore të bërë nga grupi hetimor në Sektorin për Krimet e Rënda në DVP Tiranë u bë e mundur grumbulllimi i provave për autorësinë e kësaj ngjarje dhe mesditën e djeshme si rezultat i kërkimeve, shërbimet e policisë bënë të mundur që në zonën e Dajtit të gjenin një xhup ku pas verifikimeve rezultoi se i përkiste shtetasit Ruzhdi Hoxha.

Nisur nga gjithë provat e grumbulluara, paraditen e sotme, Strukturat Hetimore të DVP Tiranë, Komisariati i Policisë Nr.4, Forcat Shqiponja, Fnsh dhe Instituti i qenëve të Policisë nën koordinimin e Deparatamentit të Policisë Kriminale dhe Departamentit për Sigurinë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit u zhvillua një operacion kërkimi masiv në të gjithë zonën e Dajtit.

Si rezulat edhe i kontrollit me qentë e gjurmës u bë e mundur që në Qafë-Mollë , mbrapa Dajtit, në një greminë, u gjet i mbuluar me zhavor e gurë trupi i pajetë i shtetasit Ruzhdi Hoxha. Trupi i pajetë do transportohet në morgun e spitalit për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës.

Ndërkohë, po si rezultat i punës hetimore të kryer nga Strukturat Hetimore të DVP Tiranë, është bërë e mundur zbardhja e autorësisë së kësaj ngjarje, ku dyshohet se shtetasi Fredi Rrushi , i arrestuar më datë 26 tetor 2021 nga DVP Tiranë , si person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet ligjzbatuese italiane për veprën penale të trafikimit të narkotikëve, është autor i dyshuar i kësaj ngjarjeje.

Nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjore të kësaj ngjarje dhe të kryerjes se procedurave ligjore për ndalimin e autorit të kësaj ngjarje.