Me pranga në duar e kokë ulur, momenti kur 53-vjeçari i dyshuar për abuzimin e mbesës del nga Gjykata
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Nëntor 2021, 12:33
Shtetasi K.H, 53 vjeç i dyshuar për abuzimin e mbesës së tij 16-vjeçare në Libohovë është njohur sot me masën e sigurisë.
Gjykata e Gjirokastrës ka vendosur "arrest me burg" 45 ditë për 53-vjeçarin.
Në video shihet momenti kur, K.H del nga Gjykata me kokën ulur dhe me pranga në duar, ndërkohë që në fytyrë mban një maskë anticovid dhe kapele.
Gjatë seancës së zhvilluar ditën e sotme, 53-vjeçari ka qenë i vetëm në sallën e gjyqit dhe asnjë nga familja e tij nuk ka qenë prezent.
Trupa gjykuese përbëhej nga prokurori Julian Çafka dhe kryesuesja e seancës Suela Dashi.
