Zgjedhjet në FRPD, Nebiaj: Duheshin më herët, forumi nuk ka kryetar legjitim

Ori Nebiaj në një deklaratë për mediet i cilësoi zgjedhjet në FRPD si të nevojshme dhe që duheshin bërë më parë.

Sipas saj, FRPD nuk ka një kryetar dhe një kryesi legjitime. Sipas Nebiaj, duhet të mandatohet një kryetar që nuk mendon për interesa personale, por mendon për interesat e të gjithëve.

Nebiaj: Partia Demokratike ka një statut të sajin nga i cili derivon edhe statuti i Forumit Rinor, e cila është organizatë partnere e PD-së në funksion të saj. Padiskutim që këto besoj se janë pretendime në sajë të faktit që të gjitha mandatet kanë kaluar dhe Forumi Rinor nuk ka një kryetar legjitim edhe as një kryesi legjitime.

Është e nevojshme dhe duhet të ishte bërë. Më në fund jemi gati të realizojmë një proces të bukur që nuk mandaton asnjë kryetar për interesa të veta, por mandaton një kryetar që duhet të jetë për interesa të të gjithëve, për një demokraci gjithëpërfshirëse dhe një forum që na vlen për t'u bashkuar dhe jo për t'u përçarë.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i ka cilësuar sajesa për interesa personale akuzat se vendimi për zgjedhjet në FRPD vjen pasi kreu i kësaj organizate Belind Këlliçi ka deklaruar se do të marrë pjesë në “Foltoren” e Berishës.