Dyshohet se ekzekutimi i biznesmenit Ruzhdi Hoxha u bë pasi lajmi i zhdukjes u bë publik
Është gjetur në greminë, i mbuluar me zhavorr e gurë trupi i vrarë i Ruzhdi Hoxhës i cili ishte zhdukur prej 20 tetorit 2021.
Trupi i pajetë u gjet sot paradite (6 Nëntor 2021) në Qafë-Mollë mbrapa Dajtit.
Dyshohet se ai është ekzekutuar pasi lajmi u bë publik, informon gazetari i Ora News, Elton Qyno.
Policia kishte ndërmarrë një operacion kërkimi në malin e Dajtit dhe ka qenë qeni i policisë i cili ka arritur të bjerë në gjurmët e trupit të pajetë.
Më përpara policia kishte gjetur një xhup të gjakosur që i përkiste biznesmenit dhe më pas kishte intensifikuar kërkimet në këtë zonë.
Hoxha kishte një biznes në të cilën tregtoheshin material ndërtimi.
Ka qenë djali i tij, Sajmir Hoxha i cili katër ditë më pas (24 tetor 2021) ka bërë kallëzim në në Komisariatin e Policisë Nr.5 për largimin nga banesa të babait të tij banues në Paskuqan, dhe prej asaj kohe nuk kanë pasur më kontakt me të.
Ndërkohë më 27 tetor në prokurori janë dërguar veprime procedural shtesë dhe bazën e tyre është regjistruar procedimi penal “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.

