Shpërthimi i "Range Rover" te "Komuna e Parisit", makina në pronësi të noteres së Tiranës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Nëntor 2021, 10:44
Mbrëmjen e djeshme, 5 nëntor, rreth orës 23:05, tek Komuna e Parisit ka plasur një sasi e vogël lënde shpërthyese në një mjet të parkuar.
Mësohet se makina tip "Range Rover" ishte në pronësi të noteres Rezarta Koçi.
Policia ka sekuestruar pamjet filmike në zonë dhe ka marrë në pyetje një sërë personash si dhe vetë noterja për të mësuar nëse ka pasur ndonjë konflikt të kohëve të fundit me persona të tjerë, informon gazetari Edison Vatnikaj.
Sasia plasëse ishte vendosur brenda gomës së makinës tip "Range Rover."
Nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale, ndërkohë që grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.
