Aksion antidroge në Lezhë, policia ndalon makinën dhe gjen kokainë, qëllohet me armë në ajër. Arrestohet i riu
Policia e Lezhës ka ndërmarrë një aksion policor, në hyrje të qytetit, ndërsa mësohet se një 27-vjeçar ka rënë në pranga.
Blutë bëjnë me dije se në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative për një shtetas që lëvizte me automjet nga Miloti, në drejtim të Lezhës, posedonte lëndë narkotike kokainë, në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i M+", shërbimet e Policisë kanë lokalizuar mjetin e dyshuar tip " BMË".
Drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar dhe ka tentuar të largohet duke përplasur automjetet e shërbimeve të Policisë dhe rrezikuar seriozisht jetën e tyre.
Shërbimet e Policisë kanë arritur të ndalojnë dhe neutralizojnë mjetin me drejtues shtetasin Shaqir Veseli, 27 vjeç, banues në Milot, Kurbin dhe kanë ushtruar kontroll ndaj automjetit.
Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë kanë gjetur lëndë narkotike kokainë, e ndarë në doza gati për shitje , të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe " Kundërshtimi i punonjësit të Policisë".
