"Konfirmohet 30 qershori" PS mirëpret vendimin e Kushtetueses, Balla thumbon Metën
PS mirëpriti vendimin e djeshëm të Gjykatës Kushtetuese e cila rrëzoi kërkesën e Shoqatës së Bashkive për të shpallur si antikushtetuese zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019.
“Ishte i drejtë dhe i mirëpritur që konsolidoi bindjet e të gjithëve se mbi sovranin popull nuk mund të dalë askush as partitë politike dhe as çdo lloj vendimmarrje për interesa të shkurtra të një grupi të caktuar politik” tha kreu i grupit parlamentar Taulant Balla sot në një prononcim për median nga Kryesia e Kuvendit.
Pyetjes a duhet presidenti të nxjerrë dekret lidhur me zgjedhjet e parakoshme?
Balla tha se një pyetje e tillë i duhet bërë kreut të shtetit dhe e thumboi në distancë
“Të premteve ka pasur seancë pyetjesh. Ju duhet të pyesni presidentin por respektimi i Kushtetutës nuk është pritshmëri por detyrim. Presidenti duhet të marrë vendimmarrje pasi zgjedhjet nuk caktohen nga partitë por populli e Kushtetuta. Të drejtën e votimit me vendimin e djeshëm nuk mund tia marrë askush “
Më 4 nëntor 2021 Gjykata Kushtetuese rrëzoi pretendimet e shoqatës së bashkive, duke legjitimuar kështu votimet e 30 qershorit. Pas publikimit të arsyetuar do të jetë presidenti Meta që do të duhet të vendosë nëse do të ketë zgjedhje në 6 bashki që tashmë janë pa kryetar.
