Prokurorët në rrethe të mbytur në dosje për shkak të vettingut, 200-300 çështje në pritje
Prokuroritë në rrethe janë në ngërç për shkak të mungesës së prokurorëve. Në Komisionin e Ligjeve është bërë e ditur se çdo një prej tyre në rrethe ka 200 deri në 300 dosje në pritje. Mangësi ka dhe në oficerët e policisë gjyqësore për të cilët propozohet shtesë me 10 të tillë në pesë vitet e ardhshme.
Vettingu në sistemin e drejtësisë nuk ka krijuar problem vetëm në bllokimin e Gjykatave, por edhe prokurorët tashmë janë të mbingarkuar.
Në diskutimin e buxhetit në Komisionin e Ligjeve përfaqësuesit e akuzës kërkuan fonde për të shtuar të paktën dhe 10 oficerë të policisë gjyqësore, teksa nënvizuan situatën e rënduar me dosjet që janë në pritje.
"Totali i të larguarve është 112 prokurorë."
Shkolla e magjistraturës, është institucioni nga ku do të dalin prokurorët dhe gjyqtarët e rinj, por dhe ky institucion nuk e ka të qartë se sa fond i duhet pasi nuk dihet numri i studentëve të rinj.
"Dikush thotë që ne do të kemi në shkollë 70 studentë, dikush thotë që duhet të kemi 200."
Për vettingun edhe e Këshilli I lartë gjyqësor ka kërkuar që të ketë buxhet, pasi Kushtetuta e ngarkon që të nis filtrin për integritetin dhe pasuritë e gjyqtarëve duke nisur nga muaji korrik.
"Përllogaritur kostot që do i duheshin Këshillit në kuptimin e burimeve njerëzore dhe financiare për sa i përket gjysmës së dytë të 2022."
Kërkesa është refuzuar nga ministria e Financave sipas së cilës buxheti mund të rishihet nëse nuk shtyhet mandate i KPK, çka për opozitën është antikushtetues.
"Unë nuk mund të dubloj KLGJ për periudhën janar-qershor po flas teknikisht."
"Larje" hesapesh mes bandave rivale, vriten dy shitës të drogës
5 Nëntor, 15:32
"Për gjysmën tjetër të vitit këto para që do të thotë edhe stafi dhe shpenzimet operative, do duhet të merren në kurriz prej KLGJ apo KLP."
Madje Enkelejd Alibeaj shprehet se dhe ndryshimet e hartës gjyqësore, sa i përket krijimit të një Gjykate Apeli është i qëllimshëm.
"Disa anëtarëve të KLGJ që i përfundon mandati dhe që kanë të drejtën të kthehen përsëri në gjyqësor, duke bërë një Gjykatë të vetme Apeli të mund të ketë të sigurt."
"Ta garantoj që kjo nuk është bërë për interes të asnjë anëtari të grupit."
Një çështje e tillë duket se do të jetë debati i ardhshëm politik, për shkak dhe të tensioneve që solli mes deputetëve.


