Ku janë kompensimet 100% për "5 Majin"? Banorët: Nuk firmosim aktmarrëveshje derisa të bëhen saktë matjet

Banorët e rrugës "5 Maji" edhe këtë të premte kanë vijuar qëndresën e tyre për mbrojtjen e pronës së tyre që do të shkatërrohet si pasojë e një projekti rindërtimi në zone.Ata pretendojnë se matjet që bashkia Tiranë i ka referuar në aktmarrëveshje nuk janë të sakta ndaj dhe nuk kanë firmosur dokumentin.

Vlash Marku është një prej banorëve të rrugës 5 "Maji", zotërues i një objekti me sipërfaqe 115.8 m2, por bashkia Tiranë ia ka referuar objektin në aktmarrëveshje me sipërfaqe 80.9 m2.

Në këtë rast ai sikundër edhe banorë të tjerë nuk ka firmosur asnjë dokument , pasi matjet nuk janë të sakta.

Këtë të premte përgjigjien e kërkuan nga administratori i njësisë administrative 8 për zgjidhjen e këtij ngërçi të krijuar.

"Nuk ka ardhur gjë për 100% në bazë të matjeve reale?"

Ankesat në fjalë i janë referuar me letra zyrtare bashkisë Tiranë, por edhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, por ende s’kanë marrë përgjigje.

"Të matin metrat katrorë siç janë dhe të gjithë do të vijnë të firmosin."

Nuk do të lejojnë ndërhyrjen e Bashkisë dhe as do ti zmbrapsë thonë ata edhe nëse ashtu siç dhe në rastin e Astirit do të përdoret gaz lotsjellës.

"Edhe me kallash të vijmë nuk i lirojmë pronat."

Kërkojnë vetëm transparencë, pasi protesta e tyre është për mbrojtjen e pronës private dhe nuk ka karakter politik.

"Tani që po na shemben shtëpitë pase nuk vijnë të na sqarojnë."

Nga ura e Babrroit e deri tek Bulevardi i ri janë 430 banesa, të cilat do të shemben si pasojë e një projekti rindërtimi për strehimin e banorëve të prekur nga tërmeti.