Opozita sigurohet për protestat, Metaliaj: Do blini gaz lotsjellës nga Serbia? Çuçi: Jo, protestoni lirisht
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Nëntor 2021, 15:05
Ministria e Brendshme nuk ka planifikuar në buxhetin e këtij viti blerjen e gazit lotsjellës për shpërndarjen e protestave.
Deklarata erdhi nga ministri, Bledi Çuçi, në Komisionin e Sigurisë ndërsa po diskutohej buxheti.
Ishte deputetja demokrate Lindita Metaliaj që i drejtoi pyetjen direkte ministrit marrë shkas nga përvoja e hidhur me paraardhësin e tij.
Metaliaj: Nëse do këtë protesta z. ministër a keni parashikuar në buxhet blerjen e gazit lotsjellës? Apo ka rezerva Serbia dhe do të na i sjellë për të helmuar qytetarët. Apo ndoshta jeni më zemërmirë se paraardhësi Lleshaj dhe nuk do ta përdorni gazin lotsjellës.
Çuçi: Nuk është parashikuar për tu përgjigjur drejtpërdrejtë. Kështu që mund të protestoni lirisht.

