Tiranë/ Familja në kërkim të 43 vjeçarit, i zhdukur prej 13 ditësh. Dyshohet për rrëmbim
Një 43 vjeçar me banim në Kamzë rezulton i zhdukur prej më shumë se 13 ditësh.
Personi i identifikuar si Ruzhdi Hoxha është zhdukur prej 20 tetorit dhe familja ka bërë denoncimin në polici.
Ka qenë i biri i cili ka bërë denoncimin në komisariatin nr 5 katër ditë më pas në Komisariatin e Policisë Nr.5. Ai ka njoftuar për largimin nga banesa të babait të tij banues në Paskuqan, dhe prej asaj kohe nuk kanë pasur më kontakt me të.
Momenti i fundit
Ora News mëson se ai është parë për herë të fundit në zonën e Ardenos në Autostradë. Babai i dy fëmijëve qenë në tavolinën e një lokali me dy persona të tjerë, kur një person, që mendohet se njihej me të e ka thirrur dhe e ka marrë me makinë.
Çfarë filmuan kamerat?
Policia ka verifikuar kamerat e ka zbuluar se mjeti ku hipi Ruzhdi Hoxha është larguar në drejtim të Kamzës e më pas nga Zall Herri ku dhe ka humbur gjurmët
Për gati 7 ditë 43 vjeçari nuk e ka pasur të hapur telefonin, por më pas nga dita e shtunë telefoni i tij është hapur por nuk është përgjigjur kush, informon Ora News. Më pas telefoni është mbyllur.
Rrëmbim?
Familjarët kanë bërë kallëzim tek komisariti nr 5 dhe hetimet kanë nisur fillimisht për largim nga banesa por më pas çështja ka kaluar për rrëmbim personi në drejtorinë e policisë së Tiranës. Dosja është marrë në hetim nga sektori i hetimit të krimeve të rënda.
Policia ka shoqëruar disa persona në polici mes tyre dhe mikun e 43 vjeçarit, Fredi Rrushi, person me precedentë penalë. Në deklarimet e tij ka treguar se herën e fundit që ka takuar Hoxhën ka qenë në Mëzezë për një porosi dhe është larguar.
Dyshimet janë se dhe mund ta ketë inskenuar zhdukjen për shkak të borxheve.
Nuk është hera e parë
Nuk është hera e parë që familja bën denoncim për largim nga banesa për 43 vjeçarin. Mësohet se edhe dy herë të tjera familjarët kanë denoncuar largimin e tij nga banesa por që më pas është kthyer vetë.
