Shkrumbohet "Benz-i" në Fier, makina mori flakë në ecje e sipër
Nga Inelda Vallja Përditësimi i fundit 5 Nëntor 2021, 09:52
Një automjet është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Levan-Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:15, ku automjeti tip “Benz" me drejtues shtetasin S. Gj ka marrë flakë në ecje e sipër.
Albin Kurti 'përgatit' Arben Vitinë për balotazhin e 14 nëntorit
5 Nëntor, 09:37
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet dhe fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.




