A e dini pse shpesh kriporja në disa periudha merr ngjyrën rozë?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Nëntor 2021, 10:07
Kriporja, si pjesë e lagunës së Nartës që përdoret për nxjerrjen e kripës, në periudhën e Gushtit, karakterizohet nga një lulëzim i algave të quajtura Dunaliella salina, të cilat kanë një prezencë të lartë të pigmentit B-carotenit.
Këto alga shërbejnë si burim ushqimor për një sërë organizmash ligatinor si krustacetë të njohur me emrin Artemia salina.
Këto krustace janë pjesë e dietës ushqimore të flamingove, të cilët gjatë zhvillimit të tyre, grumbullojnë sasi të madhe të pigmentit B-caroten, gjë e cila u jep edhe ngjyrën rozë në formën e tyre adulte.
Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM)

