"Do ta pi kafen në shtëpi" Certifikatë vaksinimi për të hyrë në lokale edhe në Shqipëri? Sa dakord janë qytetarët...

Minsitrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi dje në seancën plenare ( 4 nëntor) se qeveria po diskuton opsionin e vendosjes së certifikatës së vaksinimit për të hyrë në lokale dhe në shërbime tjera.

Por çfarë thonë qytetarët për këtë opsion, a janë dakord?

Kjo ishte tema e rubrikës Vox Pop me Enkin në emisionin "Ditë e Re" në RTV Ora.  Duket se qytetarët shqiptar janë dakord me opsionin e "green pass".

Ata thonë se një gjë e tillë është e nevojshme për të mbrojtur shëndetin dhe për të luftuar koronavirusin. Madje disa prej tyre u shprehën se do bëjnë dhe dozën e tretë të vaksinës.

Megjithatë hezitimi i qytetarëve kundrejt pasaportës dhe vaksinimit ka të bëjë me faktin që kjo gjë po bëhet me detyrim, duke mos u lënë atyre zgjidhje.  Ndërsa qytetarët që refuzojnë vaksinën thonë se nëse "green pass" aplikohet dhe në vendin tonë, atëherë ata do e pinë kafen në shtëpi.

"Do ta pi kafen në shtëpi. Në shtëpi s'kemi çfarë të bëjmë", u shpreh një qytetare për mikrofonin e Ora News.