Kryemadhi: Kemi nisur analizën e buxhetit 2022, do të ofrojmë propozimet tona ligjore në Kuvend

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi bën me dije se Komisioni i Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale në këtë parti ka nisur analizën dhe konsultimet me grupet e interesit, në lidhje me projektbuxhetin e shtetit për vitin 2022.

Kryemadhi bën me dije se në përfundim të këtij procesi, do të ofrohen propozimet ligjore në Kuvend, që buxheti i shtetit në vitin që vjen të realizojë një shërbim shëndetësor cilësor dhe të përballueshëm për qytetarët.

Kryemadhi: Komisioni i Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale në LSI, ka nisur analizën dhe konsultimet me grupet e interesit, në lidhje me projektbuxhetin e shtetit për vitin 2022. Qytetarët tanë gjenden mes vështirësive ekonomike, të thelluara edhe prej kostove shumë të larta të përballimit të pandemisë. Në përfundim të këtij procesi, do të ofrojmë propozimet tona ligjore në Kuvend, me shpresën për mbështetje sa më të gjerë nga aktorët e tjerë politikë, që buxheti i shtetit në vitin që vjen, të realizojë një shërbim shëndetësor cilësor dhe të përballueshëm për qytetarët dhe të dedikojë mbështetje reale ndaj stafit mjekësor në punën e tyre.