Përfitime dhe humbjet nga ‘Open Balkan’, Stringa: Shqipëria duhet të futet në vendet mesdhetare evropiane
Samiti i radhës i "Ballkanit të Hapur" i mblodhi në Beograd ku Presidenti Aleksandër Vuçiç, kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, i ngarkuar për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov folën për angazhime konkrete lidhur me lëvizjen e lirë të kapitalit, mallrave, shërbimeve dhe njerëzve mes këtyre tri vendeve.
Ish-drejtor i buxhetit të KLSH, Azmi Stringa, në një intervistë për RTV Ora është shprehur se duhet që lëvizja e lirë e kapitalit, mallrave, shërbimeve dhe njerëzve të jenë në harmoni mënyrë që të ketë potencial maksimal.
Azmi Stringa: Parimi që diskutohet në ‘Open Balkan’, është parimi i ngjashëm me atë që bazohet në kollonat kryesore të lëvizjes së lirë të kapitalit, jo vetëm lëvizje e lirë e kapitalit financiar por edhe lëvizje e lirë e kapitalit njerëzit, mallrave dhe shërbimeve. Duhet që të treja këto të jenë në harmoni me njëra-tjetrën në mënyrë që të kapim potencialin maksimal. Ajo që vlen të theksohet është sa atraktive do të jetë, dhe sa të ndërlidhura dhe unë besoj se kjo mund të ndikojë pozitivisht deri në njëfarë pike. E gjithë ideja është që të punohet mbi parimin që do rajon do integrohemi në Bashkim Evropian. Ky është një proces i gjatë por ndërkohë na ndihmon ne të integrohemi me njëri-tjetrin dhe të bëhemi gati për harmonizimin e legjislacionit.
Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Beogradi se nisma për Ballkanin e Hapur i ka dhënë efektet e para në turizëm dhe për këtë ju referua shifrave.
Stringa është shprehur se turizmi në Shqipëri nuk ka qenë i penguar, ndërsa është treguar skeptik për deklaratën e liderëve që do të sjellin kapitale cilësore nga Gjermania.
Azmi Stringa: Aktualisht turizmi nuk është duke u penguar, serbët mund të vijnë në Shqipëri të bëjnë turizëm. Ajo që vlen të theksohet është se a do te jetë rajoni i aftë të thith kapital. Unë jam skeptik në deklaratën e liderëve se duke qenë se bashku do jemi më të aftë të sjellim kapital cilësor nga vende si Gjermania si tregu më i madh.
Më tej shton se një nga problemet që ka rajoni është dhe funksionimi i rregullave të lojës.
Azmi Stringa: Por një nga problemi që rajoni ka problem është funksionimi i rregullave të lojës. Duhet të kemi harmonizim të palëve në mënyrë që njëra mos të përfitojë më shumë se tjetra. Tjetër me interes është edhe mos humbja e fokusit e asaj që quhet kapaciteti strategjik i pozicionimit në Shqipëri.
Sipas tij Shqipëria duhet të pozicionohet si në vend mesdhetar në Europë, pasi është një vend strategjik.
Azmi Stringa: Shqipëria është një vend i cili ka marrëdhëniet më të mëdha tregtare për arsyet gjeografike, historike, me Italinë dhe Greqinë. Ne duhet të ruajmë portën tonë në Europë që është Italia, dhe është porta më e afërt. Ne nuk duhet ta humbim këtë drejtim. Shqipëria duhet të pozicionohet si në vend mesdhetar në Europë.
Intervistoi Sebastian Zonja.
