"Ngjarje e montuar", i akuzuari për përdhunimin e 16-vjeçares u shoqërua me forcë, i ra murit me kokë në komisariat
Zbulohet dëshmia në polici e 53-vjeçarit me inicialet K.H i akuzuar për përdhunimin sistematik të 16-vjeçares në Libohovë të Gjirokastrës.
Mësohet se ai është marrë me forcë nga uniformat mbrëmjen e djeshme, 3 nëntor, në ambjentet e Policisë së Gjirokastrës pasi kërkonte të mesonte se për çfarë do të shoqërohej në polici.
53-vjeçari është marrë në pyetje në oren 23:30 të mbrëmjes së djeshme në një situate të rënduar të shëndetit mendor.
Kur i është komunikuar ngjarja e ndodhur, ai ka filluar të bërtasë dhe të replikojë me oficerin e policisë gjyqësore ndonese ishte prezent edhe një avokat i vendosur nga shteti.
Mësohet se 53-vjeçari, daja i babait të vajzës që akuzohet se ka abuzuar seksualisht, ka mohuar të gjitha akuzat për përdhunim sistematik të 16 vjeçares.
"Nuk janë të vërteta akuzat, nuk dëshiroj të jap asnjë lloj shpjegimi për këtë ngjarje të montuar por do të shprehem në një moment të dytë" mësohet se ka deklaruar ai.
Seanca e marrjes në pyetje është shoqëruar me pauza disa minutëshe për shkak të gjendjesm së tij tepër të rënduar emocionale, sa në një moment i ka rënë murit me kokë.
Pas refuzimit të dhënies së shpjegimeve të tij, dosja hetimore nuk është dorëzuar ende në organin e akuzës pasi pritet të plotësohet me dy dëshmi të tjera.
Pritet që sot pasdreke ose nesër në mëngjes dosja t'i dorëzohet prokurorit të çështjes që është i specializuar për rastet e dhunimit të fëmijëve.
Ndërkohë vajza e mitur vijon të jetë në spital ku po mer trajtim mjekësor dhe gjithashtu do ti bëhen të gjitha ekzaminimet e nevojshme për të provuar akuzat e ngritura prej saj për përdhunim sistematik.
