Abuzimet seksuale, Haxhiu: Prindërit s’kanë informacion si të komunikojnë me fëmijët

Një tjetër abuzim horror është zbuluar këtë herë në Libohovë të Gjirokastrës ku për 4 vite rresht një minorene është abuzuar seksualisht nga daja i babait të saj.

Psikologia Jonida Haxhiu, në një intervistë për Ora News, shprehet se ky nuk është rasti i parë ndërsa shton se abuzimi tek të miturit ndodh për një sërë shkaqesh.

Ajo shprehet se një nga shkaqet është edhe mungesa e informacionit tek për mënyrën se si duhet të komunikojnë me fëmijët e tyre.

Jonida Haxhiu: Këto raste nuk janë të parat. Kjo vjen për një sërë pasojash. Së pari vjen për shkak të mungesës së informacionit, prindërit nuk kanë informacion mbi mënyrat e duhura të komunikimit me fëmijën, çka bën që fëmija të hezitojë të ndaj problemet me ta, si rasti i 16-vjeçares. Prindërit nuk arrijnë të kuptojnë atë që po kalojnë fëmijët. Familja është një komponent shumë i rëndësishëm i komunikimit.

Sipas prindërit duhet të jenë aty në çdo rast që ka nevojë fëmija, në mënyrë që të shmangen dhe problemet madhore, si rastet e abuzimi.

Jonida Haxhiu: Prindërimi është një aspekt i rëndësishëm, prindërit duhet të kuptojnë se prindërimi nuk fillon me larjen e rrobave dhe gatimin e patateve të skuqurave, prindërimi është të kuptosh se ky fëmijë ka nevojë të kujdesemi, për aspektin fizik, për mirëqenien fizike por edhe psikologjike. Duhet të jemi aty çdo ditë kur fëmija ka nevojë për të shmangur këto problem madhore.

Si pas saj rol të rëndësishëm në jetën e fëmijëve luan dhe shkolla, kryesisht mësuesi.  

Jonida Haxhiu: Sigurisht që shkolla dhe bashkëmoshatarët kanë një rol të rëndësishëm tek fëmijët. Çështjet e mendor janë të diskriminuara dhe të paragjykuara dhe njerëzit tentojnë që t’I fshehin sa më shumë. Mësuesja-psikologu në një shkollë është shumë e rëndësishme të gjejnë  mënyrën e bashkëpunimit në mënyrë që të ofrojnë si duhet shërbimin. 

Mësuesi është një person shumë i rëndësishëm për në jetën e fëmijës në shkollë. Fëmija kalon pjesën më të madhe të kohës në shkollë. Ka një rol të rëndësishëm edhe në raportimin e atyre dyshimeve, ka detyrimin moral ta raportojë për ta ndjekur dhe më tej çështjen.

Intervistoi gazetarja Siklajda Shorja, përgatiti për online Anila Kolgjini.