Pr/ligji i bashkëqeverisjes, Kryemadhi: Institucioni i ngritur me VKM e Ramës po vihet mbi Gjykata e Prokurori

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha se në pr/ligjin për bashkëqeverisjen ka nene që cënojnë autonominë vendore dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë.

“Do u dalim përsipër prokurorisë dhe gjykatave me një agjenci që ngrihet me vendim të kryeministrit?!” tha kryetarja e LSI-së në foltoren e Kuvendit.

Kryemadhi nënvizoi gjithashtu se kjo agjenci i heq të drejtën e ankimimit çdo punonjësi në gjykatë administrative.

“Ky pr/ligj cënon shumë jetën dhe demokracinë e institucioneve tona për të mos folur problemet juridike, të cilat nga ana e mbivendosjes  në shumë ligje të miratuara në këtë Kuvend e bën skeptike aprovimin e miratimin e saj.”

Gjithashtu ajo rekomandoi ngritjen e një agjencie të studimeve psikologjike.

“ Mos ka ardhur koha që të kthehet në agjencinë e studimeve psikologjike që ka impact në shoqëri nga parlamenti të studiohen e të kenë një studim psikoanalitik, çfarë impakti kanë jo vetëm në shoqërinë shqiptare por dhe institucione."