“Qeveria e barsoletave” Zhupa: Kushi la zv. ministrin në Komision e shkoi në Këshillin e Ministrave për ta shkarkuar
Qeveria e barsoletave. Kështu e ka quajtur deputetja demokrate Ina Zhupa vendimin për shkarkimin e zv. Ministrit të Arsimit Oltion Rrumbullaku sot.
Ajo shkruan se në komision në orën 12:00 ministrja e arsimit Kushi u largua se do shkonte në mbledhje qeverie dhe na la të përgjigjej zëvendësministri Rrumbullaku për pjesën e mbetur.
Zhupa shton se në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, Kushi e shkarkoi Rrumbullakun, duke thënë se ose nuk kishte ide që do e shkarkonin zv ministrin e saj, ose ajo është tallur me parlamentin duke lënë në raportim dikë që ishte në shkarkim.
Zhupa: Qeveria e barsoletave! Sot në komision në orën 12:00 ministrja e arsimit Kushi u largua se do shkonte në mbledhje qeverie dhe na la të përgjigjej zëvendësministri Rrumbullaku për pjesën e mbetur. E delegoi në mbledhje për të na dhënë përgjigje para komisionit, ndërkohë shkoi në mbledhje tjetër për ta shkarkuar! Ose ministren e arsimit nuk e pyet njeri dhe as nuk kishte ide që do e shkarkonin zv ministrin e saj, ose ajo është tallur me parlamentin duke lënë në raportim dikë që ishte në shkarkim! Të dyja tregojnë nivelin e përgjegjshmërisë dhe profesionalizmin e kësaj qeverisje!
