Policia aksion të befasishëm në Vlorë, arrestohen 6 persona

Policia e Vlorës ka nisur një operacion për personat e shpallur në kërkim dhe ata që lëvizin me armë me vete.

Burime për Ora News bëjnë me dije se 6 persona janë arrestuar mbrëmjen e sotme, 3 nëntor.

Ata janë konstatuar me armë zjarri me vete në momentin e arrestimit.

Mësohet se operacioni është iniciuar nga Drejtoria e policisë Vlorë.

Policia aksion të befasishëm në Vlorë, arrestohen 6 persona