"5 maji", Astiri i dytë, Balliu: Veliaj nuk ka lidhje me qytetin, përfaqësues i Ngraghetas dhe mafies
Banesat e banorëve të "5 Majit" në kryeqytet do të shemben pasi sipas një projekti të bashkisë aty është parashikuar zonë në zhvillim dhe do të ndërtohen pallatet për familjet e prekura nga tërmeti.
Ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu i ftuar në studion e RTV Ora me gazetaren Beti Njuma u shpreh se bashkia e Tiranës nuk ka asnjë lidhje me Tiranën.
Balliu: Bashkia dhe kryetari i bashkisë së Tiranës ka lidhje vetëm me "Ndraghetan" dhe mafien. Ai punon për ata dhe është përfaqësues i tyre dhe nuk ka asnjë lidhje me qytetin dhe qytetarët. Për at ai njehe vetëm shkatërrim shtëpish siç ishte rasti i "Unazës." Aty thjesht u vodhën qytetarët, i vodhën shtëpitë që të dalin disa individë dhe të bëjnë pallate. Veliaj nuk ka asnjë lidhje me qytetin, bashkia nuk ka lidhje me qytetin, ka lidhje vetëm me pastrimin e parave që bëhen në pallate.
Sipas tij kjo është një çështje që e gjithë PD duhet të ishte aty. Sipas tij, mbështetja ndaj atyre banorëve nuk është një deklaratë një herë në javë, por të shkosh aty dhe të rrish, jetosh e studiosh me ta situatën.
Balliu: Banorëve i shkojnë atje me presione, me polici madje dhe me banditë sepse këto i kam parë te Unaza, kam parë se në çfarë presioni kanë qenë ata banorë, kam parë se si i shkonte në orën 1 operacionalia, se si i shkallmonin dyert e shtëpisë pas mesnate, se si morën një grua 80 vjeç dhe e arrestuan se dilte në protestë. Erion Veliaj është në mënyrën më absolute prodhimi, produkti i korrupsionit 30-vjeçar në politikën shqiptare. E kam thënë më parë, Edi Rama të plagos, Erion Veliaj të vret. Veliaj është një nga njerëzit më të korruptuar të politikës jo vetëm në Shqipëri, po kudo. Në historinë e tij politike nuk mbahet mend për asgjë përveç shpifjeve dhe vjedhjeve. Është njeriu i cili nuk është në shërbim të qytetarëve, është në shërbim të krimit, është në shërbim të mafies, është s i përfaqësues i një prej organizatave më të tmerrshme kriminale siç është "Ndragheta."
Sipas Balliut, fakti që Veliaj nuk është i arrestuar tregon që këtu nuk ka drejtësi, fakti që ai është kryetar bashkie tregon se sa e korruptuar është politika në Shqipëri.
Intervistoi Beti Njuma, përgatiti për online Xhuljana Zhuleku
