“Më i kërkuari”, Luksemburgu fut në listë të zezë shqiptarin, ja akuzat që rëndojnë mbi të

Autoritetet evropiane kanë shpallur në kërkim ndërkombëtar shqiptarin Edinjo Pultin.

"Më i kërkuari" i fundit i Luksemburgut akuzohet për tentativë vrasjeje, por edhe për trafik të paligjshëm të armëve, municioneve dhe eksplozivëve.

“Edinjo Pulti, shtetas shqiptar i lindur në vitin 1981, dyshohet për tentativë vrasje në Luksemburg.”- shkruajnë mediat e huaja.

Sipas mediave, të dielën e 2 Gushtit të viti 2020, 40-vjeçari shqiptar u përfshi në një përleshje në Pétange. Mediat e huaja kanë kapur dhe momentin kur disa burra, njëri prej të cilëve ishte i armatosur janë përplasur fizikisht në qendër të qytetit.

“Më i kërkuari”, Luksemburgu fut në listë

“Më i kërkuari”, Luksemburgu fut në listë

Europol, bën me dije se Pulti ka goditur disa herë me thikë dy persona. Një nga dy viktimat është goditur në bark dhe ka mbetur i plagosur rëndë. 

Urdhri arrestit për shqiptarin është lëshuar për të në 25 janar 2021.