Ju flet Moska - Sot shkova në SPAK dhe më thanë që të shkoj në postë

Sot shkova në SPAK dhe më thanë që të shkoj në postë ishte tema e kësaj të mërkure në “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.

Myftaraj: Sot shkova në SPAK ashtu sikurse kam paralajmëruar duke depozituar kallëzimin penal ndaj ministres Balluku për shkelje të nenit 110 të Kodit Penal për falsifikim të formularëve, sepse ka bërë deklarime të rreme për formularin e dekriminalizimit.

I kam shpjeguar shkeljet që aj oka bërë. Ajo që më bëri përshtypje në SPAK ishte se me thanë te sporteli se duhet që kallëzimin ta dërgoja me postë. Është edhe rruga postare, por mënyra më e mirë është që ta dorëzoj dhe të marrësh një shkresë për protokollin e kallëzimit.

Problem i është se arsyeja që më dhanë është për shkak të situatës së pandemisë. Edhe të tjerët e kanë depozituar me postë më thanë, por bëjnë një deklaratë te dera.

Ato shtete që e përdorin shumë metodën elektronike, kanë besueshmëri te zyrtari, ndërsa këtu mund të ta mohojnë se ka ardhur, prandaj është më mirë ta kesh me letër e protokoll.

Unë tani nisa një kallëzim me postë sikurse më thanë ata të SPAK dhe pres të informohem. Si do të informohem unë nëse kallëzimi im është regjistruar, nuk po them për procedimin nëse ka nisur.

Kemi pasur atë drejtësi që kemi pasur, sepse gjërat nisin qysh këtu; te dorëzimi i kallëzimit. Me atë foto që është në foto, ka dy lloj njerëzish; ka disa njerëz që janë mbi rregullat e ligjet dhe janë të tjerët. Këto gjëra të bëjnë pesimist.