Egli Çekrezi artisti i muraleve rrëfen: Mora forcë nga nëna, të gjithë më thoshin...
Egli Çekrezi djali i muraleve është piktori që rrëfeu historinë e jetës së tij në pasditen e “Jeto me Orën”.
Rruga e 26 vjeçarit në pikturë s’ka qenë aspak e lehtë, ai rrëfeu se për arsye ekonomike e la shkollën edhe pse ishte ndër më të spikaturit në pikturë.
“E lashë shkollën ishim të varfër, edhe pse pikturat e mia spikasin, madje mbaj mënd njërën prej tyre e kanë vendosur në këndin e shkollës” u shpreh ai.
Çekrezi rrëfeu se kur askush nuk besonte tek arti i tij ishte e ëma që nuk rreshti kurrë së mbështetur të birin.
“Kur të gjithë më refuzonin, më përjashtonin, nëna ime ishte gjithmonë aty për të më mbështetur” u shpreh 26 vjeçari i cili sot numëror rreth 400 punime, të cilat janë kudo në godina banimi apo ambiente lokalesh e baresh.
Çekrezi dha mesazhin se të gjithë mund t’ia dalin nëse besojnë në forcën e tyre dhe talentin e tyre . Në fund të bisedës ai pikturoi live studion e “Jeto me Orën”.
