U vra për Halloween, shqiptari mysafir te një i afërm në Këln, policia në kërkim të djalit me bluzë të bardhë

I riu shqiptar që u vra natën e Halloweenit në Gjermani, 31 tetor, po vizitonte një të afërm që ndodhej në Këln.

25-vjeçari u gjet i vdekur në rrugë  rreth orës  5.15 të mëngjesit së të hënës pranë një klubi në Rochusplatz, me trup të gjakosur.

Sipas rezultatit të autopsisë, ai u vra “duke përdorur një objekt të mprehtë”. Detaje të tjera nuk u komunikuan nga prokurori për shkak të hetimeve në vazhdim.

Grupi hetimor po kërkon të dhëna për një konfrontim të dyshuar mes viktimës dhe një të riu tjetër rreth 20 vjeç, i cili mësohet se kishte veshur një bluzë të bardhë.

  •   
     
  •    
    U vra për Halloween, shqiptari mysafir te një i afërm në
     
  •    
    U vra për Halloween, shqiptari mysafir te një i afërm në