Qëllonin me armë zjarri në ajër gjatë natës, arrestohen 2 adoleshentët në Tiranë
Policia e Tiranës ka arrestuar 2 adoleshentë të cilët qarkullonin me armë zjarri me vete dhe qëllonin në ajër në orët e vona të natës.
Blutë kishin marrë informacion se dy adoleshentë qarkullonin me një armë zjarri me vete dhe qëllonin në ajër, në urën e lumit Çekrez, duke u kthyer në shqetësim dhe rrezik për banorët.
Në kuadër të operacionit policor të koduar "Adoleshentët" u bë i mundur lokalizmi, kapja dhe arrestimi i shtetasve: E. K., 18 vjeç, banues në Kamzë dhe M. K., 16 vjeç banues në Kamzë, i arrestuar dhe i proceduar disa herë për vjedhje, armëmbajtje pa leje dhe dhunë në familje.
Gjatë operacionit, shtetasi M. K. është kapur në flagrancë duke qarkulluar me një armë zjarri pushkë me një krehër me 20 fishekë, së bashku me shtetasin E. K.
Shërbimet e Policisë, pas kontrollit në banesën e shtetasit E. K., gjetën dhe sekuestruan edhe një armë zjarri pistoletë.
Materialet hetimore i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
