“Foltorja” e demokratëve mblidhet nesër në Kamëz
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Nëntor 2021, 15:21
Pas takimit në Lezhë, Foltorja e demokratëve do të mblidhet ditën e nesërme, 2 nëntor në Kamëz, Tiranë.
Ish-lideri Berisha njofton se takimi do të zhvillohet në orën 17:00 në Pallatin e Kulturës të bashkisë së Kamzës.
“Njoftim!
Neser diten e marte me daten 2 nentor ne ora 17:00 ne Pallatin e Kultures te Bashkise se Kamzes do mbahet “Foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”.
Ftoj demokratet dhe demokratët e Kamzes dhe Paskuqanit te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme! Sb”
