PS e PD mblidhen për ndryshimet kushtetuese, por nuk gjejnë dakord as në mbledhjen e parë
Aleanca mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim duket se ka marr fund. Kjo nisi të evidentohej me faktin se prej muajsh nuk kishte takime mes Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit, por edhe nga deklarata e Petrit Vasilit në Kuvend i cili e quajti tango politike përplasjen Rama-Basha.
Por gjithçka u kuptua kur Partia Demokratike braktisi të hënën mbledhjen e këshillit të legjislacioni dhe komisionit të ligjeve për shtyrjen e vetingut , ndërsa LSI qëndroi.
Shkak për braktisjen e mbledhjes nga demokratët u bë refuzimi i kërkesës së tyre që mbledhja të shtyhej dhe në diskutim të merreshin edhe propozimet e tyre për ndryshimet kushtetuese.
"Në qoftë se doni që ne ta diskutojmë bashkë këtë çështje edhe pse për ne kjo çështje nuk është prioritare sidoqoftë jemi të hapur për ta diskutuar."
Socialistët si argument përdorën rregulloren e kuvendit, duke theksuar se nisma e PD për ndryshimin e Kushtetutës për vetingun në politikë, reformën territorial dhe atë zgjedhore nuk e ka plotësuar afatin.
"Në qoftë se ju këtë gjë doni ta përdorni si justifikim që të ulemi së bashku, për të diskutuar ndryshime shumë të rëndësishme që lidhen me thelbin e reformës në drejtësi kjo është gjë tjetër. Unë ju ftoj që mos nxitoheni."
"Të ecim me një kalendar tuajin dhe 3 ditë më vonë të esim me një kalendar tonin. Ky është një demaskim totalisht i qëndrimit politik mbi të gjitha."
Jashtë sallës së kuvendit, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Alfred Rushaj, tha se socialistët po krijojnë debate artificial për tu bërë pengesë për Konsensus.
"Nuk e kuptojmë këtë gjë pasi këtu po flitet për një konsensus që ka nevojë për votat e të dy palëve."
Socialistët e vijuan të vetëm mbledhjen, ndërsa Fatmir Xhafaj i cili ka drejtuar punën për reformën në drejtësi shprehu kritika për punën e vetingut.
"Unë jam i pakënaqur nga ritmi i punës së KPK dhe vetë ONM në këtë proces. Cilët janë garancitë që ne kemi për të pasur një ritëm shumë më të mirë si ajo që thotë letra e operacionit ndërkombëtare të monitorimit."
