Nga sot aplikimi i dozës së tretë anti-Covid / A duhen kombinuar vaksinat, kur duhet bërë? Silva Bino sqaron qytetarët
Nga kjo e hënë, 1 nëntor, në vendin tonë do të nisë vaksinimi me dozën e tretë për ata persona që e kanë kryer para 6 muajsh dozën e dytë të vaksinës anti-Covid.
Përfitues të dozës së tretë janë personat mbi 60 vjeç dhe mjekët në vijën e parë, nëse kanë 6 muaj që e kanë marrë vaksinën e dytë.
Lidhur me këtë, shefja e departamentit të sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino sqaron, duke thënë se qytetarët që do bëjnë dozën e tretë të vaksinës mund t'i kombinojnë ato. Bino thekson se ka dhe përjashtime , nuk duhet kombinuar vaksina ruse me vaksinën AstraZeneca.
Personat që kanë bërë AstraZeneca mund të bëjnë dozë të tretë me AstraZeneca, por nëse kane pasur reaksione anësore mund të bëjnë Pfizer, ose Coronavac, por jo vaksinën ruse.
Silva Bino: "Në lidhje me kombinimin e vaksinave neve do të kemi kombinim të të gjitha vaksinave, nëse kemi alergji.
Pra nëse kemi pasur një reaksion anësor, apo nëse kemi të dhëna të tjera që persona të caktuar nuk mund ta bëjnë.
Për shembull personat mbi 60 vjeç mund të kryejnë fare mirë dozën e tretë me Coronavac. Pra nëse vaksina e dozës së dytë që kanë kryer nuk mund të jetë e disponueshme,e, ata mund të vaksinohen me një lloj tjetër vaksine. Doza e tretë mund të kryhet me Coronavac, ashtu sikur rekomandon dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Ata që kanë bërë AstraZeneca mund të vazhdojnë me AstraZeneca të tretëm, por nëse kane pasur reaksione anësore mund të bëjnë Pfizer, ose Coronavac, por jo vaksinën ruse", tha Bino.
Shefja e departamentit të epidemiologjisë tha se mos kombinimi i vaksinës ruse me AstraZeneca vjen nga mungesa në lidhje me sigurinë dhe efektivitetin për vaksinën ruse.
Silav Bino:"Nuk kemi të dhëna të mjaftueshme në lidhje me sigurinë dhe efektivitetin për vaksinën ruse.
Pra nëse kanë bërë AstraZeneca nuk duhet të bëjnë vaksinën ruse si kombinim. Dhe nëse kanë bërë vaksinën ruse nuk duhet të bejnë vaksinën AstraZeneca.
Ata që janë vaksinuar me Pfizer mund të vaksinohen me çfarë do lloj vaksine tjetër. Edhe ata që e kanë bërë vaksinën kineze mund të vaksinohen me çdo lloj vaksine tjetër", u shpreh Silva Bino.
Më tej ajo shpjegoi se testi serologjik nuk është tregues i besueshëm dhe matës u sigurt, që të tregojë nëse një person është i mbrjtur plotëisht nga Covid ise jo, në mënyrë që ta bëjë ose jo vaksinën në varësi të numrit të antritupave në gjak.
Silva Bino: "Nuk është e nevojshme të bësh testin serologjik për të matur antitrupat. Sot që neve flasim nuk kemi asnjë të dhënë, sa duhet të jetë sasi e antikorpeve në mënyrë që të quhet mbrojtës. Deri më tani në vendin tonë nuk aplikohen metodologji sasiore, janë vetëm metodologji cilësore.
Pra kur ju thonë që keni shumë apo pak antitrupa nuk ka të bëjë me faktin nëse jeni të mbrojtur e nuk duhet apo duhet të vaksinoheni. Nuk e dimë ende nivelin e antitrupave që duhet të ketë njeriu që të quhet i mbrojtur" tha Bino.
Ndër të tjera ajo shtoi se doza e tretë e vaksinës mund të aplikohet 6 muaj oas dizës së dytë te personat e shendetshëm. Ndësa personat me imunitete të dobët mund ta bëjnë dozën e tretë 4 apo tetë javë pas dozës së dytë.
Silva Bino: "Të gjithë personat e shëndetshëm pas 6 muash dhe të gjithë personat që kanë dëmtime të imunitetit nuk pritet 6 muaj, por rivaksinohen me dozën e tretë 4 apo tetë javë pas dozës së dytë", u shpreh Bino.
Në fund ajo nënvizoi synimin e Komitetit të Ekpsrtëve, duke thënë se objektivi i tyre është vaksinimi dhe arritjen e vaksinimit të mbi 80% të popullatës me dozën e parë dhe të dytë.
/Ora News/


