Tentoi të përdhunojë me dhunë një shtetase, arrestohet i riu në Pogradec

Policia e Pogradecit ka vënë në pranga një shtetas për marrëdhënie seksuale me dhunë.

I arrestuari është 26-vjeçari Manuel.Kullolli, banues në një fshat të Njësisë Administrative Proptisht.

Ai akuzohet për veprën penale "Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura" mbetur në tentativë.

I riu dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një shtetase, duke ushtruar dhunë fizike ndaj saj. 

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec dhe Korçë, për veprime të mëtejshme.