“Ballkani i Hapur”, Vuçiçi pyet Ramën: A ta mbajmë, a ta shtyjmë takimin në Beograd? Takojnë Macron. Kush është kokëforti?
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar sot me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç në kuadër të Samitit për Klimën.
Përmes një postimi në Instagram, Vuçiq ka thënë që në takimin e radhës në Beograd, duhet të merren parasysh ngjarjet e fundit në Shkup ku kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dje ka dhënë dorëheqje.
“Mbështetje e fortë për Ballkanin e Hapur. A duhet të mbajmë apo të shtyjmë takimin në Beograd, duke marrë parasysh ngjarjet në Shkup”, ka shkruar Vuçiç.
Po kështu Presidenti Vuçiç dhe kryeministri Rama u takuan edhe me presidentin e Francës Emanuel Macron. Në videon e postuar në instagram duket Macron i cili i bie tavolinës me grusht, si gjest kokëfortësie. Nuk dihet biseda që është bërë mes tyre por shihet që Vuçiç bie dakord me presidentin francez.
View this post on Instagram
View this post on Instagram