Përmet/ Pezullohen nga detyra shefi i komisariatit dhe disa punonjës të policisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Tetor 2021, 19:12
Shefi i komisariatit të Përmetit dhe disa zyrtarë të tjerë të policisë janë pezulluar nga detyra.
Burime për Ora News, bëjnë me dije se shefi së bashku me punonjësit janë përfshire në evidentimin e një parcele me kanabis në zonën e Frashërit.
Deri më tani nuk dihen detaje të tjera në lidhje me këtë rast që ka sjellë dhe pezullimin e zyrtarëve nga detyra.
