I gjenden 3 kg kanabis në stan, arrestohet 38-vjeçari në Fier
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Tetor 2021, 10:50
Policia e Fierit ka sekuestruar 3 kg lëndë narkotike cannabis sativa dhe ka vënë në pranga poseduesin.
Blutë bëjnë me dije se bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë policore se një shtetas posedonte lëndë narkotike, kanë ushtruar kontroll në fshatin Libofshë, Fier.
Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 kg lëndë narkotike cannabis sativa në stanin në pronësi të shtetasit Elkid Kaçeli.
Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi Elkid Kaçeli, 38 vjeç, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.
