Dhunoi trajnerin dhe lojtarin gjatë ndeshjes Shënkolli-Orikum, arrestohet 20-vjeçari në Lezhë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Tetor 2021, 10:27
Një 20-vjeçar është arrestuar nga policia e Lezhës, për veprën penale “Goditja e sportistit, trajnerit, apo arbitrit, ndërmjetësit sportiv”
Blutë bëjnë me dije se 20-vjeçari A.Z., banues në Shenkollë, Lezhë, gjatë zhvillimit të ndeshjes Shenkolli-Orikumi, në Shenkollë, Lezhë pasi arbitri ka ndëshkuar me karton të kuq një nga lojtarët e Shënkollit, ka hyrë në fushë duke goditur me grushte lojtarin dhe trajnerin e skuadrës së Orikumit shtetasit A.V. dhe B.Sh.
Materialet hetimore u referuan në Prokuroritë e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe Kurbin, për veprime të mëtejshme.
