Tiranë/ Zjarr në një banesë në "Astir", humb jetën nga asfiksia 69-vjeçarja

Një banesë në rrugën “Loni Ligori” në Astir, kryeqytet dyshohet se është  përfshirë nga flakët mesditën e sotme, 31 tetor.

Si pasojë e flakëve, shtetasja Lumturi Zaimi, që jetonte e vetme, ka humbur jetën.

Nga informacionet paraprake mësohet se policia dhe zjarrfikësja janë njoftuar nga e bija e viktimës.

69-vjeçarja, Lumturi Zaimi është gjetur në banesë pa shenja jete nga vajza e saj.

Në momentin kur ka mbërritur zjarrfikësja nuk ka konstatuar flakë dhe dyshimet e para janë se ka ndërruar jetë nga asfiksia.

Shkak dyshohet se ka qenë një dyshek me korrent që përdoret për ngrohje.

Trupi i pajetë do të transportohet drejt morgut për ekspertizë mjeko-ligjore me qëllim përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.