I shpallur në kërkim, kapet nga “Shqiponjat” 36-vjeçari me rrezikshmëri shoqërore, akuzohet për tentativë vrasje e drogë

Një 36-vjeçar i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” është arrestuar nga forcat "Shqiponja."

Policia njofton se u bë arrestimi i shtetasit  M(A), N., 36 vjeç, banues në Tiranë, person me rrezikshmëri shoqërore.

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Përmet datë 17.12.2015 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhim dhe shitja e narkotikëve.”

Ngjarja:

Ky shtetas, më datë 06.10.2015, në fshatin Gostimicë, Përmet, në bashkëpunim dhe me persona të tjerë, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasin G. I.

36-vjeçari iu dorëzua shërbimeve të DVP Gjirokastër, për veprime të mëtejshme proceduriale.