Konflikt mes fqinjëve në Gramsh, 52-vjeçari kërcënon me armë komshiun

Policia e Gramshit ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti mes dy shtetasve.

Blutë bëjnë me dije  se në fshatin Shëmrizë të Njësisë Administrative Pishaj, kishte një konflikt për motive të dobëta mes shtetasve G.H dhe H.A, (komshi me njëri tjetrin).

Shtetasi G.H po e kërcënonte se do ta vriste me armë zjarri shtetasin H.A.

Shërbimet e policisë shkuan në vendin e ngjarjes dhe  kanë vënë në pranga shtetasin G.H., 52 vjeç . Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.