Tirana zgjohet me betoniere, mjetet e tonazhit të rëndë shkaktojnë ndotje në kryeqytet
Mjetet e tonazhit të rëndë, të cilat po shkaktojnë ndotje dhe trafik të rënduar të rrugët e Tiranës nuk kanë munguar as mëngjesin e së dielës, 31 tetor.
Gazetarët e Ora News kanë regjistruar pamjet e lëvizjes së betoniereve që prej orëve të para të mëngjesit edhe pse ligjin e kufizon lëvizjen e mjeteve të tilla ën hapësirën urbane, veçanërisht në ditët e pushimit.
Disa prej mjeteve të tonazhit të rëndë shikohen në lëvizje, por nuk mungojnë dhe rastet kur ndalojnë dhe lihen të parkuara për disa minuta duke bllokuar hapësirën e rrugës e duke u bërë shkak për radhë të gjata trafiku.
Edhe pse kjo situatë është e ndaluar nga ligji dhe betonieret janë bërë shkak për aksidente të rënda teksa lëvizin në shkelje të orarit të parashikuar në hapësirat urbane, policia rrugore duket inekzistente në përmbushjen e detyrave të saj në normalizimin e trafikut rrugor dhe ndëshkimin e kundravajtësve.
