Rëndohet bilanci i tërmetit, shkon në 100 numri i banesave të dëmtuara në Bulqizë
Është rritur bilanci i banesave të dëmtuara në Bulqizë nga tërmeti i së premtes. 110 shtëpi janë konstatuar të dëmtuara deri më tani ndërsa rreth 35 janë me dëmtime mesatare. Banorët prej së premtes po kërkojnë nga autoritetet çadra për strehim nga frika e lëkundjeve të reja.
Ka shkuar në 110 numri i banesave të dëmtuara nga tërmeti me magnitudë 4.5 i shkallës rihter në Bulqizë.
Nga të dhënat e siguruara deri në mesditën e së dielës nga Prefekti i qarkut të Dibrës, rreth 75 banesa kanë marrë dëmtime të lehta dhe rreth 35 të tjera janë me dëmtime mesatare.
Banorët kanë përsëritur thirrjen për tu siguruar çadra, nga frika e lëkundjeve të reja.
Në Fushë Bulqizë aty ku ishte edhe epiqendra e tërmetit dëmet janë më të mëdha pasi përllogariten rreth 28 banesa të dëmtuara.
Gjithashtu nga tërmeti janë dëmtuar edhe të paktën 2 pallate në qytetin e Bulqizës.
Bashkia ka deklaruar se po monitoron situatën ndërsa së shpejti mund të ketë edhe një përllogaritje të dëmit financiar të shkaktuar nga tërmeti.
Banesat e dëmtuara sipas Njësive Administrative:
Njësia Administrative Shupenzë-25 banesa.
Njësia Administrative Zerqan - 22 banesa.
Njësia Administrative Fushë-Bulqizë - 28 banesa.
Njësia Administrative Gjoricë -11 banesa.
Njësia Administrative Ostren - 9 banesa.
Njësia Administrative Trebisht - 6 banesa.
Njësia Administrative Martanesh - 6 banesa.
Njësia Administrative Bulqizë - 4 banesa.
