I dehur në timon aksidentoi këmbësorin në Durrës, arrestohet 56-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Tetor 2021, 13:49
Policia e Durrësit ka arrestuar një 56-vjeçar pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ka aksidentuar një këmbësor.
Blutë bëjnë me dije se bënë arrestimin e shtetasit S. H., 56 vjeç, banues në lagjen Nr.16, Durrës.
Ky shtetas, duke drejtuar mjetin e tij në gjendje të dehur ka aksidentuar këmbësorin shtetasin S. K., 88 vjeç, banues në lagjen Nr.17, Durrës, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
