Tiranë/ Bizneset e vogla ulin qepenat për një orë, shkak kostot shtesë të fiskalizimit

Tregtarët e bizneseve të vogla kanë paralajmëruar se do të ulin qepenat për 1 orë ditën e sotme, 31 tetor.

Arsyeja e kësaj proteste vjen për shkak të vështirësive financiare me të cilat po përballen tregtarët për shkak të kostove të fiskalizimit.

Nëse nuk lehtësohen kostot, tregtarët kanë paralajmëruar përshkallëzim të situatës duke ndërmarrë hapa të tjerë.

Gazetaraja e Ora News, Enxhi Musai ndodhet me tregtarët të cilët kanë parashtruar një listë me kërkesa.

Greva nuk ka nisur në orarin e caktuar, në orën 10:00 pasi u desh të vinin përfaqësues nga Shoqata e Biznesit të Vogël e të Mesëm në mënyrë që të organizonin dhe nxisnin bizneset që të ulnin qepenat.

Bizneset shprehen se po shkojnë drejt falimentimit dhe kërkojnë mbështetje dhe subvencion nga ana e autoriteteve shtetërore që t'i ndihmojnë dhe mos shkojnë drejt falimentimit.

Një tjetër kërkesë që kanë përfaqësuesit e Shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të Mesëm ka tq bëjë me procesin e fiskalizmit, i cili sipas operatorëve që tregtojnë në terren është një proces i vështirë dhe do ende kohë për t'u aplikuar nga këto biznese.