Dita nis me diell, por pasditja shoqërohet me vranësira, njihuni me parashikimin e motit për sot
Në pjesën e parë të ditës, Shqipëria do të jetë nën dominimin e kthjellimeve pothuajse në të gjithë territorin. Por orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash ku më të theksuara do të jenë përgjatë kufirit Lindor, por nuk do të krijojnë mundësi për reshje.
Sipas MeteoAlb temperaturat e ajrit do të jen konstante në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 23°C.
Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor – Juglindor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 2 ballë.
Rajoni dhe Europa
Kushtet e motit të qëndrueshëm dominojnë pjesën më të madhe të rajonit të Ballkanit dhe Europën Lindore ku kthjellimet do të jenë të pranishme. Por pjesa tjetër e kontinentit do të vijojë në ndikimin e ciklonit të Islandës, i cili do të sjelle reshje të konsiderueshme në Britaninë e Madhe dhe vendet Nordike. Po ashtu, Europa Qendrore dhe Jugperëndimore mbeten me shira të shoqëruara me stuhi të forta ere dhe shkarkesa elektrike.