Aksident në Milot-Mamurras, makina përplas biçikletën, plagoset 60-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Tetor 2021, 08:35
Një aksident raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm, 31 tetor në aksin Milot-Mamurras.
Sipa bluve, në vendin e quajtur "Fusha e e Sportit " automjeti me drejtues shtetasin V.M., 34 vjeç, banues në Durrës është përplasur me biçiklistin shtetasin D.K., 60 vjeç, banues në Laç.
Si pasojë e aksidentit 60-vjeçari ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spitalin e Traumës, Tiranë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
